English

Gjykata: Burg për 8 zyrtarët e Metrologjisë

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA – Gjykata e krimeve të rënda ka dhënë sot pasditen masën e sigurisë për 8 zyrtarët e Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit të arrestuar dje nga policia e kryeqytetit.

Kështu, gjykata ka vendosur arrestin me burg për drejtuesit dhe inspektorët e këtij dikasteri të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, vjedhje dhe shpërdorim detyre. Sipas gjykatës janë dënuar me burg:

Roland Çelmeta, zv/drejtori i përgjithshëm i DMK Moisiu musabelliu, zv.drejtori drejtorisë rajonale për Tiranën Kristaq Thanasi, inspektor Hetem Basho, inspektor Armand Xhika, inspektor Armand Shuapi, inspektor Agron Damsi, inspektor Sokol Lami, inspektor

Dje, policia tha se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe të tjerë gjatë 7 muajve të hetimit, kryenin kalibrime fiktive në pika karburanti, furra buke apo dyqane ushqimore, nuk jepnin faturat e TVSH-së, nuk derdhnin të ardhurat në arkën e shtetit dhe kërkonin ryshfete për kalibrimin fals të produkteve që shiten.

a.q/NOA

KOMENTE