Filipine, 18 nëntor 2011, NOA - Ish presidentja e Filipineve, Gloria Maçapagal Arrojo, është arrestuar nën akuzat për vjedhje dhe korrupsion. 64 vjeçarja Arroja është arrestuar sot në një spital në Manilë, ku ajo po kurohej.
Ajo është e akuzuar për vjedhje dhe korrupsion gjatë presidencës nëntëvjeçare, në periudhën 2001-2010. Arrojo thotë se akuzat janë të fabrikuara. Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ish presidentja Arrojo është përpjekur të largohet nga Filipinet, në fillim të kësaj jave, në kërkim të trajtimit mjekësor jashtë vendit, për një sëmundje të rrallë të eshtrave, por autoritetet nuk e lejuan që të largohet. Gjykata Supreme kishte marrë vendim se ajo është e lirë të udhëtoj, por qeveria e injoroi këtë vendim. Ish presidenti tjetër i Filipineve, Jozef Estrada, poashtu ishte dënuar me burg për korrupsion. Më vonë atë e kishte amnistuar Gloria Maçapagal Arrojo.
a.k/NOA/RFE