English

Jeremiç: Kërkesa për pasaporta ruse, thirrje për ndihmë

Beograd, 18 nëntor 2011, NOA - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se kërkesa e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, është “thirrje për ndihmë”.

“Kjo nuk është aq shumë një përpjekje për emigrim, aq sa është një thirrje për mbrojtje”, tha sot Jeremiç, në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.

Ai mëtutje theksoi se “komuniteti ndërkombëtar u ka garantuar serbëve të Kosovës mbrojtje nga shtypja, por ata nuk e kanë këtë”, tha Jeremiç, dhe shtoi se serbët e Kosovës kanë vendosur se “mbrojtësi i tyre më i mirë dhe agjencia më e fuqishme në këtë çështje, mund të jetë partneri ynë dhe miqtë tanë, e kjo është Federata Ruse”.

Ditë më parë disa serbë të Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë shtetësi ruse dhe e kanë filluar dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e jashtme të Rusisë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • dreni.uqk.12:13 - 18 Nëntor 2011
    let imarrin nen shtetsit ruse se sen spona vyn hiq dhe let shkojn ne rusi po as ruset nuk i majn po tutna naj kthen apet, eskena ku miqu ma .