English

Konferenca: Kosova, prioritet anëtarësimin në NATO, BE

Prishtinë, 18 nëntor 2011, NOA – Drejtues të lartë të shtetit të Kosovës kanë konfirmuar se prioriteti i këtij vendi është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Deklaratat u bënë nga oresidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministrir Hashim Thaçi në konferencën ndërkombëtare "Evropa Juglindore në epokën multipolare".

"Prioritet është politika e përbashkët, bashkëpunimi forcon vendet e rajonit, sot bota është multipolare dhe kjo shprehet në shumë mënyra. Nuk kemi pretendim territorial ndaj të tjerëve, por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashkërendojmë veprimet tona pasi vetëm kështu mund të zhvillojmë vendet tona", është shprehur Jahjaga. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka vënë theksin në reformat e thella jo vetëm të qeverisë por në të gjithë shoqërinë.

"Sfidat mbeten të shumta, por synimi për BE dhe NATO është motivimi ynë. Kosova është shtet i ri por me një histori të lashtë. Nuk ka më dilema, Kosova është shtet funksional", ka theksuar kryeministri Thaçi. Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Bullgarisë, Malit të zi, Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, ish-ministra të jashtëm, studiues për çështjet e Ballkanit në institute, universitete dhe OJQ nga Britania, Gjermania, Rusia (Akademia e Shkencave) Hungaria, Serbia, Turqia, Shqipëria, Serbia, përfaqësues të BERD, gazetarë marrin pjesë në këtë konferencë.

a.q/NOA

KOMENTE