English

Korçë, në pranga 3 vetë iu gjetën 10 kg kanabis

Korçë, 17 nëntor 2011, NOA- Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona ndërsa ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sattiva.

Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë për agjencinë Noa.al se, të arrestuarit janë, Jani Haska ish-punonjës policie, Rigels Shalsa dhe Nimando Kiço.

Mësohet se uniformat blu kishin grumbulluar informacion rreth këtyre personave dhe lëndës narkotike që ata zotëronin dhe në sajë të një pune intensive vunë në shënjestër dhe prangosën tre personat e mësipërm, ndërsa sasia e drogës u gjet në një makinë e paketuar.

a.y/NOA

KOMENTE