Korçë, 18 nëntor 2011, NOA – Ndaj një 39-vjeçari në qytetin e Korçës ka nisur procedimi panal, pasi makina me të cilën udhëtonte kishte dokumente të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur makinës me të cilën udhëtonte, Martin Llazi Lera, banues në lagjen Nr. 12 në Korçë, i është bërë një kontroll nga policia.
Sipas policisë, makina “Mercedes - Benc”, i tipit fugon, në përdorim nga firma farmaceutike “Farm Expres 2001 SH.P.K.” Korçë, rezultoi se kishte ndërhyrje në numrin idenfikues. Sipas policisë numri është ristampuar mbi origjinalin, për rrjedhojë dyshohet se ky mjet është i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tone. Ndaj 39-vjeçarit nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa makina u sekuestrua.
a.k/NOA