English

Merkel: Të ndryshojë Traktati i BE

Gjermani, 18 nëntor 2011, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel pavarësisht rezistencës së fortë në Bashkimin Evropian, këmbëngul për ndryshime të Traktatit të Bashkimit Europian për frenimin e krizës së borxheve në eurozonë. Konkretisht Merkel pret nga shtetet anëtare që ato t'u japin institucioneve evropiane të drejtën e ndërhyrjes së kufizuar në buxhetet kombëtare, në mënyrë që të arrihet një monitorim i rreptë i zbatimit të rregullave të stabilitetit të euros.

Shtetet që shkelin kriteret e stabilitetit të marrëveshjes së Maastricht-it, do të duhej t'u nënshtroheshin sanksioneve, tha Merkel në Berlin para përfaqësuesve të ekonomisë. Ajo theksoi se Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të jetë shpresa e fundit e shpëtimit në krizën e borxheve. Në qoftë se politikanët mendojnë se BQE mund t'i zgjidhë problemet, atëherë ata duhet ta bindin për këtë. Këtë të premte Merkel do të takohet në Berlin me kryeministrin britanik David Cameron për t'u konsultuar për veprimet e mëtejshme lidhur me krizën financiare.

NOA/DV

KOMENTE