Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga 2 të rinj dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se kanë vjedhur të paktën 9 makina në Tiranë.
Operacioni i koduar “Tuneli” ka hetuar për disa muaj aktivitetin e të rinjve dhe ka rezultuar se të rinjtë kanë grabitur në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit disa makina. Personat e arrestuar janë; Ermal Islam Laçi, 22 vjeç, banues në Bardhoc të Kukësit, Jonuz Shpëtim Hoxha, 24 vjeç, banues në Bicaj të Kukës, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë që personat e shpallur në kërkkim janë; Xhavit Bislim Beraj, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe Vilson Isa Laçi, 38 vjeç, banues në Bardhoc, Kukës.
Policia ka dokumentuar deri më tani të 9 vjedhjeve, të realizuara prej tyre, ndërkohë që po punohet me tej për të dokumentuar të tjera vjedhje nga ky grup. Ndërkohë që dyshohet se grupi ka grabitur 15 makina.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre në Badhoc dhe Bicaj Kukës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa automjete. Policia po verifikon të gjitha paditë për vjedhje makinash edhe në rrethe të tjera të vendit.
Makinat që dyshohet se kanë vjedhur:
Më datë 12 gusht 2011 në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, me targa Tr.7874 J, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 17 gusht 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa Tr. 4595 C,
Po më këtë datë në rrugën “Lord Bajron”, kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa DR 8581 D, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 02 shtator 2011, në parkingun e qendre Tregtare, kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa FR 6527 C,
Më datë 11 shtator 2011, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa TR 2419 F, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 18 shtator 2011, në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa Tr.1817 P,
Më 28 shtator 2011, në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa 400 KS 417,
Më datë 08 tetor 2011, në Rrugën Egnatia, dyshohet se kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa El 1914 B,
Më datë 31 tetor 2011, në rrugën “Lord Bajron”, kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa Tr. 3340 D, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 31 tetor 2011, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se kanë vjedhur automjetin “Golf”, me targa të huaja,
Më datë 08 nëntor 2011, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa Tr.5249 R, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 11 shtator 2011, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, kanë vjedhur automjetin “Benz”, me targa Tr.2419 F, në pronësi të një shtetasi,
Më datë 11 nëntor 2011, në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë, kanë vjedhur automjetin “Golf.2”, me targa Tr. 2369 G,
Më datë 16 nëntor 2011, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, kanë vjedhur automjetin “Golf.3”, me targa Tr.7024 P, në pronësi të një shtetasi,
Po më këtë datë në rrugën “At Zef Pllumi”, kanë vjedhur automjetin “Golf.3”, me targa Tr. 1849 K.
a.k/NOA