English

Pasqyra e shtypit, 18 nëntor 2011

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 18 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Afera në karburante, arrestohen 8 zyrtarë”, i cili flet për arrestimet e djeshme. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Meta ka një mundësi të dytë, për Nanon s’kam thënë se është i zhytur në vese”, “Leka Zogu, i vetëdijshëm në reaminacion, batuta me Berishën”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Goditet ministria e LSI-së”, i cili flet për arrestimet e djeshme të drejtorëve të ministrisë së Ekonomisë. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Meta ka një shans të dytë, për Nano s’kam thënë i zhytur në vese”, “PS: Tërhiquni nga qarqet, ose prishim paktin”, “Konsensus për të mbrojtur bankat”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Pranga, LSI-stëve të korruptuar”, i cili flet për arrestimet e djeshme në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Gjykata i jep të drejtë PS, por Fieri mbetet me dy kryetarë”, “Studentët në protestë, ligji na nxjerr në punë 33 vjeç”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Flet Leka Zogu: Ja hodh, s’jam në koma”. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Kadare: Konti Çiano admironte Xheraldinën, ajo e shpërfilli”, “Vrau, djali i deputetes Xhuvani, dënohet me dy vite burg”, “Kuvendi blindon bankat, asnjë lek jashtë kufijve”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Përgjimet e zyrtarëve të arrestuar: Turruni për kontroll”, i cili flet për arrestimet e djeshme në Ministrinë e Ekonomisë. Disa tituj të tjerë; “Rama: Meta ka një mundësi të dytë, Nanon se kam treguar të tërin në hije”, “Fullani Guverantor dhe me votat e Blushit dhe Malajt”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE