Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se investimet në fushën energjetike e kanë bërë Shqipërinë një vend të rëndësishëm për energjinë. Duke folur në ceremoninë e përurimit të nënstacioni Elektrik të Kasharit, kryeministri Berisha u shpreh se ky projekt ka rëndësi kombëtare dhe rajonale.
Ai falënderoi dhe qeverinë italiane për investimin që ka dhënë në këtë fushë. “Kjo është një nga investimet e mëdha, ndihmë e qeverisë italiane për tregun e energjisë. Ky nënstacion me pajisje moderne garant furnizimin me energji në cilësitë e kërkuar”, tha Berisha.
Ky projekt, është financuar nga qeveria e italiane nëpërmjet Kooperacionit Italian me një vlere prej 25.6 milionë Euro. N/stacioni 400/220/110 kV Tirana2 u ndërtua nga kompania “Ansaldo Transmissione e Distribuzione”
Ai përbëhet nga dy autotransformatorë 400/220 kV me fuqi 300 MVA secili, dy autotransformatorë 220/110 kV secili me fuqi 120 MVA si dhe me tre linja dalëse 400 kV, 6 linja dalëse 220 kV dhe tre linja dalëse 110 kV.
Nenstacioni i Kasharit është N/st më i madh dhe më i rëndësishëm i sistemit të transmetimit të Shqipërisë.
Kryeministri theksoi se do të investohet në energji. “Ne do bëjmë çdo gjë me burimet tona energjetike. Që të jemi eksportues të rëndësishëm në rajon” .
a.k/NOA