Romë, 17 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i ri italian Mario Monti dhe kabineti i tij qeveritar morën votëbesimin sot në Senat.
Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare Kryeministri Monti prezantoi programin qeveritar, ndërsa u votëbesua së bashku me kabinetin e tij të përbërë nga teknicienë me 281 vota pro dhe 25 kundër.
Përbërja e qeverisë Monti:
1. Mario Monti, Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
2. Antonio Catricala, Zv.Kryeministër
3. Anna Maria Cancellieri, ministër i Brendshëm
4. Paola Severino, ministër i Drejtësisë
5. Giampaolo Di Paola, ministër i Mbrojtjes
6. Corrado Passera, ministër i Zhvillimit Ekonomik
7. Giulio Terzi di Sant’Agata, ministër i Jashtëm
8. Francesco Profumo, ministër i Arsimit
9. Lorenzo Ornaghi, ministër i Kulturës
10. Mario Catania, ministër i Bujqësisë
11. Renato Balduzzi, ministër i Shëndetësisë
12. Enzo Moavero Milanesi, ministër për Marrëdhëniet me BE
13. Elisa Fornero, ministre e Punës
14. Corrado Clini, ministër i Mjedisit
15. Piero Gnudi, ministër i Turizmit dhe Sportit
16. Piero Giarda, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
a.y/NOA