English

Rama: Berisha si gjeli majë plehut

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në faqen sociale në Twitter ndaj deklaratave të kryeministrit në Porto Romano se, aleanca e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. “Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut” theksoi Rama në Twitter. Gjatë inagurimit të impiantit të ri të biokarbureve, kryeministri Berisha theksoi se aleanca kundër plehut nuk promovon mjedisin e shëndetshëm por ata kërkojnë vota në plehra.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Muja14:42 - 18 Nëntor 2011
    Sa me bene neverik fjalori prej injoranti i Edvin Rames ajo sjel;lje e tije aq arrogante ndaj personit te kryeministrit te vendit çfar nuk i perket as nje rrugaqi te thjeshte e lene ma Kryetarit te nje subjekti me te madhe opozitar ne vend. Mos e dhashte zoti qe ky injorant te merr postin e Kryeministri ( aq shume te deshiruar)te vendti se do te ja kaloi edhe mesuesit te tije dhe idhurit gjagjit Enveri. Edvin Rama ky njeri me pahire qe i hypi mbi Partise Socialiste te shqiperise e ka ndare vaden te qendroi me humbje deri ne perfundim te karrieres se tije karreme prej kryetarllekut te njerezve te tije ne llobin udheheqes prej tije. Ky maskara i zgjat jeten ne politike Prof.Dr.Sali Berishes.