Rom¡, 18 nëntor, 2011, NOA -Kryeministri i ri italian, Mario Monti, sot ballafaqohet me votimin e dytë për votëbesim në Dhomën e Ulët, pasi dje qeveria e tij e teknokrate, e kaloi testin e parë, duke e fituar votëbesimin në Senat.
Në Senat, kryeministri Monti e paraqiti programin e tij të reformave, për ta nxitur rritjen ekonomike të Italisë dhe për ta ulur borxhin e madh publik, duke thënë se masat e kursimit do të jenë të balancuara nga “rritja dhe kapitali”.
Por, partia e krahut të djathtë, Liga Veriore, nuk i dha mbështetje.
Njëherësh, mijëra studentë kanë marshuar në qytetet në gjithë Italinë, për të protestuar kundër uljeve të shpenzimeve. Me këtë rast është raportuar për përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve në disa qytete.
NOA/RFE