English

Serbët e Kosovës në Siberinë Lindore

Beograd, 18 nëntor, 2011, NOA - Rusia ka shqyrtuar hollësisht kërkesën e serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por ajo duhet të respektojë ligjin e vet për shtetësinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

“Ne kemi shqyrtuar hollësisht letrën e tyre. Duhet të veprojmë duke u nisur nga një sërë faktorësh. Në Rusi ekziston ligji për shtetësinë, i cili përcakton procedurën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj”, iu tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

Në këtë mënyrë ra poshtë kërkesa e mbi 21 serbëve nga Kosova për të marrë shtetësinë ruse, por mbetet oferta që ata të shkojnë për të jetuar në Rusi, më saktë në Siberi, diku mbi 4 mijë kilometra larg Beogradit. Një ofertë të tillë e ka bërë dje diplomati rus që e përfaqëson Rusinë në NATO, Dimitrij Rogozin.

Gazeta “Blic” transmeton fjalët e deputetes nga Zveçani në Kuvendin e Serbisë,

Stojanka Petkoviç, e cila ka thënë se kërkesa masive për shtetësi ruse duhet të kuptohet si “sinjal shtetit serb që të fillojë t’i kushtojë vëmendje qytetarëve të saj në Serbi”.

“Këtë që na ofroi Rusia është po aq qesharake sa deklarata e paradokohshme e Millan Nikoliçit që të shpërngulemi në Serbinë lindore dhe atje të merremi me peshkim. Thjesht nuk mund të besoj që kushdo nga serbët do të shpërngulej në Siberi”, tha ajo.

NOA/INA

KOMENTE
  • red09:31 - 18 Nëntor 2011
    Po ruset kan qene peshkatare dhe do te vije dita qe do ngelin peshkatare,per sa u perket serbeve atyre nga Kosova apo te tjereve,ato jan te ardhur nga Rusija ne Ballkan edhe Rusija ja u ben oferten qe ato te kthehen ne Rusi se ato ne Ballkan jan pushtues...
  • Naser Schroer09:05 - 18 Nëntor 2011
    PO PSE JO TE INIK KREJT,NE SIBIRI APO RUSI ESHTE SHUME QEShARAKE SE SERBIJA NUK MUND POPULLIT TVET ME JU DAL HAK,SHPORRUNI