Prishtinë, 18 nëntor 2011, NOA – Dhjetëra diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të mblidhen sot në Prishtinë në konferencën ndërkombëtare “Evropa Juglindore në epokën multipolare”.
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Bullgarisë, Malit të zi, Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, ish-ministra të jashtëm, studiues për çështjet e Ballkanit në institute, universitete dhe OJQ nga Britania, Gjermania, Rusia (Akademia e Shkencave) Hungaria, Serbia, Turqia, Shqipëria, Serbia, përfaqësues të BERD, gazetarë etj do të diskutojnë Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
a.k/NOA