New York, 17 nëntor 2011, NOA- Mijëra të indinjuar mbuluan zonën financiare në New York, duke rënduar trafikun së tepërmi.
Policia ndërhyri dhe arrestoi 50-60 vetë, ndërsa marshimi në Wall Street u organizua pikërisht në ditëlindjen e protestave e cila nisi saktësisht dy muaj më parë.
Manifestuesit e “Occupy Wall Street” nëpërmjet thirrjeve online u bënë apel në bllok pjesëmarrësve të saj që të dynden në zonën financiare, ndërsa manifestime të tjera u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rikujtuar 2-mujorin e lindjes së lëvizjes.
Policia kishte rritur masat përreth Bursës e cila po përballet prej dy muajsh me protesta, ndërsa mes manifestuesve u ndalua edhe një drejtues i policisë së Filadelfias në pension, Ray Lwis.
a.y/NOA