Piemonte, 17 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një djalë 20 vjeçar është dënuar me 5 vjet burg, pas akuzave se ka përdhunuar një vogëlushe 4 vjeçare në familjen e së cilës ishte strehuar pas emigrimit në Itali.
I riu me origjinë shqiptare u dënua nga gjykata në Cuneo në Itali me 5 vite burg për dhunë seksuale ndaj së miturës. Ngjarja në fjalë ndodhi korrikun e kaluar, ku shqiptari përfitoi nga një moment i mungesës së prindërve të vogëlushes, një çift të afërm të tij, të cilët e kishin bujtur në shtëpinë e tyre dhe dhunoi të miturën. Por menjëherë sapo prindërit e vogëlushes, gjithashtu shqiptar u kthyen në shtëpi, ajo i tregoi gjithë çfarë kishte ndodhur të ëmës, e cila denoncoi menjëherë në polici traumën që kishte kaluar e bija dhe autorin e saj.
Por fill pas kësaj, i riu u prangos nga policia ndërsa ishte duke u larguar me tren nga Ceva zonë e Piemontes.
a.y/NOA