Londër, 18 nëntor, NOA - Zbatimi i marrëveshjes me Prishtinën, vendimtare që Beogradi të bashkohet me Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague në intervistën e tij me "Blic”. Duke shtuar se “Serbia duhet të kthehet në dialog sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zbatojë sinqerisht marrëveshjet e arritura deri më tani. “Presidenti Tadiç dhe anëtarë të tjerë të qeverisë serbe na siguruan se Serbia ka ndërmend ta bëjë këtë. Ne i mirëpresim këto garanci”, tha ai.
Z. Hague, çfarë mund të na thoni për takimin me presidentin Boris Tadiç? Përse keni folur mes jush?
"Eshtë një listë e gjatë temash. Për Britaninë e Madhe, Serbia është partner i rëndësishëm europian kështu që ne, folëm për tema të rëndësishme për të gjithë ne, si situata aktuale në eurozonë e cila është një çështje që përbën shqetësim. Serbia dhe Britania e Madhe në fakt, janë në atë zonë, por është në interes të të dyja vendeve që të rivendoset stabiliteti. Ne gjithashtu biseduam edhe për të ardhmen e Serbisë në BE. Kryeministri Cameron dhe unë, përshëndesim arritjet nga Presidenti Tadiç dhe Serbia në vitet e fundit, suksesi në arrestimin e Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç, përpjekjet në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon, veçanërisht me Kroacinë dhe Bosnjë- Hercegovinën, si edhe përkushtim për fillimin dhe pjesëmarrjen në dialogun me Prishtinën, si dhe përparimin në përmbushjen e kushteve teknike, si një pjesë në përgatitjet për statusin e kandidatit. Ne gjithashtu përshëndetëm përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve tona, nga lufta kundër krimit të organizuar në përmirësimin e lidhjeve të biznesit".
A ka ndonjë çështje tjetër me rëndësi kritike që mund ta pengojë Serbinë për marrjen e statusit të vendit kandidat? "Nuk ka asgjë të re. Kam folur për temat e njëjta kur kam vizituar Beogradin gushtin e kaluar, pak para se Presidenti Tadiç të bënte hapin pozitiv në afrimin e Serbisë për qëndrimet e BE gjatë debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pranimin që të fillojë dialogun me Kosovën. Marrëveshjet e Kopenhagës nuk janë të reja dhe marrëdhëniet e mira fqinje përfaqësojnë një kusht për të gjithë anëtarët potencialë të Bashkimit Evropian".
A mund të llogariten në Serbi votat britanike për statusin e kandidatit? "Kryeministri Cameron dhe unë konfirmuam edhe njëherë mbështetjen e fortë britanike për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Kemi biseduar për reformat e rëndësishme të kryera nga Serbia, ato që bënë të mundur për Komisionin Evropian për të shkruar në tetor, mendime të tilla pozitive mbi progresin e bërë nga Serbia. Megjithatë, mendimi sidomos vë në dukje një fushë në të cilën është e nevojshme të bëhet më shumë, para se KE mund të konfirmojë statusin pa rezerva. Kjo është pyetja e bashkëpunimit rajonal. Opinioni i KE-së specifikon pikërisht dialogun me Kosovën. Unë mendoj se është e qartë se dialogu duhet të fillojë përsëri me përkushtim të sinqertë nga të dyja palët. Duket logjike se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen dhe zbatohen. Një prej marrëveshjeve të tilla si liria e lëvizjes nëpërmjet kufijve, e është në një grup të vlerave themelore të BE-së. Unë mund t'ju siguroj në mbështetje të përhershme dhe të fortë nga ana e Britanisë së Madhe për rrugën e Serbisë në BE. Kryeministri Cameron dhe unë përsëritëm dhe i përcollëm një mesazh presidentit Tadiç se është e nevojshme për të bërë progres në ato sfera urgjente në kuadër të bashkëpunimit rajonal".
Përshtati:n.e/NOA