English

49 vjeçari përdhunon të miturën, më pas i kërkon dorën te i ati

Forli, 18 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një sipërmarrës 49 vjeçar me origjinë shqiptare por banues në Cesenate të Italisë i duhet të përgjigjet para drejtësisë për dhunë seksuale dhe akte seksuale ndaj një vajze marokene 13 vjeçare të cilën e kishte fqinje.

Personi fjalë u prangos nga policia italiane, pasi dy muaj më parë u denoncua nga prindërit e vajzës që të dy nga Maroku, pas rrëfimit të traumës së të bijës.

Duke përfituar nga mungesa e prindërve, të cilët shqiptari i njihte mirë, ai shkoi në shtëpinë e tyre dhe e detyroi vajzën për një raport seksual.

Siç informon agjencia Noa.al, pas kësaj duke e kërcënuar, agresori detyroi vajzën që të shkonte në shtëpinë e saj, ku edhe atje mësohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë edhe tre herë të tjera.

Nga hetimet doli se sipërmarrësi ishte konvertuar me besim mysliman dhe pasi kishte marrë vesh që vajza kishte treguar për veprimet e tij, kishte krijuar kontakt me Imamin e zonës duke i rrëfyer se ishte dashuruar me vajzën minorene të një mikut të tij.

Më tej shqiptari, i ka dërguar edhe disa emaile dhe mesazhe në telefon babait të vajzës, duke i përshkruar se kishte rënë në dashuri, madje i kërkonte edhe të bijën për martesë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Gashi Sokol07:51 - 19 Nëntor 2011
    me ja fut plumin e ka pak
  • Ardit Arifi21:47 - 18 Nëntor 2011
    o ti kryqo mos i fu te gjith me nji thes more vesht??
  • Ardit Arifi21:43 - 18 Nëntor 2011
    vareni p`rej llape qenin