English

Anzhi gati super ofertë për Drogba

Moskë, 19 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Drogba tashmë është shumë pranë ekipit rus të Anzhi, kjo bazuar në atë çka përcillet nga shtypi anglez, ku bëhet e ditur se në drejtim të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë po vjen një super ofertë.

Flitet se marrëveshja mund të përfundojë që në merkaton e janarit. Për Drogba, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni, është e gatshme një kontratë e re me një pagë prej 11.5 milionë euro në sezon, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Tekniku i Chelsea Andre Villas Boas është shprehur optimist për rinovimin kontratës së Didier, por realisht Abramovich nuk është dakord në zgjatjen e kontratës së lojtarit dhe si rrjedhojë tratativa me rusët mund të përfundojë me sukses.

r.b/NOA

KOMENTE