Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA- Partia Socialiste pas propozimit të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për ngritjen e një komisioni ad- hoc, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, vë në dispozicion faqen e internetit: http://avokatipopullit2011.ps.al/, ku shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit për çdo kandidat apo kandidate, që dëshiron të aplikojë për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. Çdokush i interesuar është i ftuar të paraqes pranë Komisionit Përzgjedhës ad- hoc dokumentacionin përkatës.
Për më shumë klikoni në: http://avokatipopullit2011.ps.al/
a.y/NOA