English

Basha: Çdo biznes i ri me mbi 50 punonjës, jo taksa për 4 vjet

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA- Kryebashkiaku Lulzim Basha mori pjesë sot në hapjen e një biznesi të ri tele-marketingu në Tiranë, i cili do të punësojë 100 të rinj e të reja.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Basha tha se objektivi kryesor i Bashkisë së Tiranës është punësimi.

Me këtë rast Basha u shpreh se shumë shpejt do të zyrtarizohet dhe parashikoi përjashtimin nga pagesa e taksave lokale për katër vite të çdo biznesi të ri që punëson mbi 50 punonjës.

“Kemi hequr 60 tarifa dhe taksa. Po punojmë me Korporatën Ndërkombëtarë Botërore, që brenda janarit bizneset dhe investitorët vendas dhe të huaj të shërbehen në një ndalesë nga Bashkia e Tiranës për të gjithë lejet dhe liçencat që jep kjo Bashki dhe për të gjithë bizneset që do të punësojnë rishtasi 50 të punësuar apo më shumë, Bashkia e Tiranës do të heqë plotësisht taksat lokale për 4 vjet, sepse siç e thashë, punësimi është qëllimi kryesor i Bashkisë së Tiranës dhe ne jemi plot besim, që në Tiranë çdo investitor nëpërmjet këtyre kushteve do të gjejë ambientin më të përshtatshëm për investime, pra për të krijuar vende pune për qytetin që ka edhe tregun më dinamik të punës në Shqipëri e më gjerë në rajon”, u shpreh Basha.

Sipas tij, në Tiranë çdo investitor nëpërmjet këtyre kushteve do të gjejë ambientin më të përshtatshëm për investime, për të krijuar vende pune për qytetin që ka edhe tregun më dinamik të punës në Shqipëri e më gjerë në rajon.

a.y/NOA

KOMENTE