Berat, 19 nëntor 2011, NOA- Berati është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka goditur një familje nga ky qytet.
Burri ka masakruar me sende të forta gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit paraditen e sotme, ndërsa e pajetë ka ngelur 63 vjeçarja Resmie Myrteli.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se ekzekutimi i të zonjës së shtëpisë është bërë pas një grindje për motive të dobëta në çift.
Ndërkaq nga ana e uniformave blu nga ky qytet thuhet se autor i vrasjes së gruas është bashkëshorti i saj Bashkim Myrteli i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
a.y/NOA