Gjermani, 19 nëntor 2011, NOA - Fusha e veprimit të celulës neonaziste Zwickaut ka gjasa të jetë më e madhe se sa mendohej më parë. Prokurori i Përgjithshëm Harald Range bëri të ditur se hetuesit kishin në shënjestër dy të dyshuar të tjerë.
Institucioni i tij së bashku me Zyrën e Policisë Kriminale, BKA, po hetojnë nën tension të lartë për të zbuluar gjurmët e ndihmësve dhe bashkëpunëtorëve të grupit të Zwickaut, tha Range.
Shefi i BKA, Jorg Ziercke nuk përjashton mundësinë që terroristët mund të jenë mbështetur nga një rrjet i tërë. Celula terroriste do të bëhet përgjegjëse për dhjetë vrasje. Si pasojë e aferës për këtë celulë qeveria federale gjermane vendosi ditë e premte që të ngrejë një qendër të përbashkët kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani.
NOA/DV