Pejë, 18 Nëntor 2011 NOA – Grindja mes adoleshentësh në moshë të mitur ka përfunduar me dëmtimin serioz të fytyrës së njërit prej tyre, pasi “rivali” në sherr e çau me një brisk që mbante me vete.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 11.00 në fshatin Lutogllav, në Pejë, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Burime zyrtare policore konfirmuan lajmin dhe thanë se mbi ngjarjen është arrestuar një i dyshuar i moshës së mitur pasi.
“Incidenti erdhi pas një mosmarrëveshjeje dhe adoleshenti ka goditur me një brisk në fytyrë viktimën e tij, po ashtu i moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime të rënda”, - konfirmoi zyrtarisht policia lokale.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar mjeti i cili është përdorur në masakrimin e të miturit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit dërgohet në mbajtje, kurse rasti po i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme.
a.b/NOA