Pogradec 19 nëntor 2011, NOA – Pas ngjarjes së ndodhur dje ku u helmuan tre fëmijë, policia ka nisur ndjekje penale për edukatoren e kopshtit në Leshnicë të Pogradecit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se edukatorja që po hetohet në gjendje të lirë quhet Edlira Kapo. Ajo akuzohet për pakujdesi gjatë ushtrimit të detyrës, pasi ka mbajtur lëndë helmuese në kopsht, gjë që ka sjellë dhe incidentin.
Mesditën e djeshme, tre fëmijë me inicialet A.P 3-vjece, F.P 4-vjeç motër e vëlla si dhe S.Z 3 vjeç u helmuan me bar miu, të cilin e kishin gjetur në ambientet e kopshtit. Pas dhënies së ndihmës së parë, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
a.k/NOA