English

Itali, bie nga çatia ku punonte vdes 25 vjeçari shqiptar

Narni, 19 nëntor 2011, NOA- Një i ri shqiptar i moshës 25 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga çatia e një ndërmarrje ku po punonte.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Narni të Italisë, ndërsa siç informon agjencia e lajmeve Noa.al, shqiptari po punonte në një firmë private dhe ishte duke instaluar panele diellore në momentin që ra nga një lartësi mbi 7 metër.

25 vjeçari mbërriti me jetë në spital por në sajë të plagëve të marra gjeti vdekjen në duart e mjekëve.

Ndërkaq nga ana e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurisë së kushteve të punës të kompanisë që kishte punësuar viktimën.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Arktim Goxhuli14:40 - 19 Nëntor 2011
    Ngushllimeee ishallah ZOTI na ka ndor e na ndihmon tanve nqdo gje te jetes