English

Klinton do të vizitojë Birmaninë

SHBA, 19 nëntor 2011, NOA - Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se vizita e sekretares amerikane të Shtetit në Birmani në fillim të muajit të ardhshëm do të jetë një provë për angazhimet e deklaruara të qeverisë së Birmanisë ndaj reformave demokratike. Mes të tjerash, sekretarja Klinton do të kërkojë nga autoritetet të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë të vendit.

Zyrtarët amerikanë theksojnë angazhimin e Presidentit Obama në takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore në Bali se masat për reforma të Birmanisë tregojnë shënja përparimi dhe se misioni i sekretares Klinton do të jetë provë për gatishmërinë e qeverisë për të shkuar më tej.

Vizita e zonjës Klinton, e njoftuar në Bali, do të jetë e para nga një sekretar amerikan shteti në Birani në më shumë se 50 vjet.

Ajo është kulminacioni i dialogut të filluar mes Shteteve të Bashkuara dhe Birmanisë që nisi kur qeveria civile mori pushtetin në mars, pas disa dekadash të regjimit ushtarak.

një konferencë shtypi, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se nuk do të ketë të papritura në rendin e ditës së vizitës së sekretares Klinton në Birmani.

Ai tha se ajo do të theksojë nevojën që autoritetet të vazhdojnë zbatimin e reformave, përfshirë lirimin e të gjithë udhëheqësve të opozitës dhe fillimin e dialogut me ta dhe me Aung San Suu Kyi.

"Ajo që ne duam të shkojmë është lirimi i të gjithë të burgosurve politkë dhe ndryshime në ligjin zgjedhor. Ne duam të shikojmë hapjen e sistemit politik atje që krijon kushtet për zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Kjo është ajo për të cilën ne po përpiqemi. Ne synojmë për zgjerimin e hapësirës politike”.

Birmania liroi 200 të burgosur politikë në fillim të këtij viti. Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët pro demokracisë në Birmani mbajnë fajtorë autoritetet birmaneze për lirimin vetëm pak të burgosurve politikë nga grupi prej rreth 2000 personave të ishin ndaluar për arsye politike.

Por aktivistët kanë mirëpirtur përgjithësisht përpjekejt amerikane për të ndikuar në Birmani, përfshirë edhe vizitën e sekretares Klinton.

Shtetet e Bashkuara ndaluan pothuajse të gjitha shkëmbimet tregtare me Biramaninë gjatë administratës së presidentit Bush, për shkak të shtypjes politike të ushtruar nga qeveria e mëparëshme.

Ato mbajnë marrëdhënie diplomatike me Birmaninë në nivel nënambasadorial dhe nuk kanë pranuar ndryshimin e emrit të vendit nga qeveris e mëparëshme në Mianmar.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Toner tha se administrata nuk i është drejtuar ende Kongresit për heqjen e sanksioneve ndaj Birmanisë dhe beson se çështja e emrit është diçka që duhet të vendoset nga populli birmanez

NOA/VOA

KOMENTE