English

“Kurbani” si përbashkim

"Kam mbërritë në fq.50. Pot’lexoj ngadalë, që t’mos më shpëtojë forma, e cila tretet e shkon në gjak m’avash se përmbajtja"

Nga Ledi Shamku-Shkreli

“Kam mbërritë në fq.50. Pot’lexoj ngadalë, që t’mos më shpëtojë forma, e cila tretet e shkon në gjak m’avash se përmbajtja. Her’e fundit që ja kisha diktu vetes kte ‘adagio’ formaliste, ish për ‘Il nome della rosa’. Ç’të tthem? Që po m’frustron ligjërimisht deri në thonj-bremje…! Je i vetmi shqipshkrues eklektik që ja delt’i bësh dalje manierizmit me erë bar-mole. Kjo shpesh falë humorit prej çun lagjje, po që do ta kishzileps edhe Aristofani. Për shembull, që ‘Brojka erdhi e u ul pranë kovës’ – veç ti mund ta sendërgjosh!”.

Pata nevojë t’ja çoja këtë sms Edi Ramës, kur po i përpjetesha fletës së pesëdhjetë të “Kurbanit”. Shpesh, për masë vetëmbrojtjeje, zgjedh ta dëftoj shpejt-e-shpejt resën, nga droja se koha ma kthen m’andej si zilì. Ja çova dhe u ktheva tek 390 fletët e mbetura. Nuk i fola më kujt, asnjë herë, gjatë kohës kur i ndiqja fjalët që rrugëtonin për t’u bërë “Kurban”. Nuk ndërmora as atë që shkenca mbi gjuhën e njeh si ligjërim endofazik, po që shkurt e shqip i thonë “të flasësh me veten”. Nuk fola jo se ndryja ndonjë sekret, por se përvoja gjuhësorekishkapur diçka që nuk po e ftilloja ç’të qe. Në idiolektin e shkronjësit, ish përshfaqë kësaj radhe një timbër që më diktonte në vesh diçka mes ritmit dhe vrundullimit – nuk po dija ta ndaja, por as nuk po më ndahej gjatë gjithë leximit. E njëherazi me ritmin, më vinte shpesh, shumë shpesh të mbushesha fort me frymë. Thua se fryma sosej vetë. Pofryma ç’ne?! Nuk po lexoja me zë!

Fletë pas flete, kuptova se nuk ja paskësha diktuar hiçaspak vetes që të lexoja ngadalë për hir të formës, siç kisha bërë me Umberto Econ. Por unë nuk lexoja dot më shpejt! Edhe me dashje, jo! Rreshtave me fjalë nuk iu duhej të kalonin thjesht përmes bebes së syrit, për t’u nderë mandej si vel përmbajtjeje në tru, siç ndodh rëndom. Jooo, shtegu nuk ish më syri dhe të lexuarit s’qe thjesht punë e neuroneve dekodifikuese, që janë ushtruar ta bëjnë këtë punë me lehtësi qysh prej abetares e tekëndej. Shqipja e “Kurbanit” rendte nga sytë te veshët, ku ndonëse pazane, merrte në trup ritmin e prodhuar prej saj vetë, e kështu madhohej e nuk ngjitej dot më lart, po ulej ende më poshtë, në lugjet e frymës. Dhe aty mbetej, e pazbërthyer në përmbajtjen parake që ikishdhënë shkronjësi. E dhënë pas kësaj forme, gati humbisja përmbajtjen. Kjo pazakonshmëri, me batica e zbatica ligjërimore, vjen vetëm kur teksti shkruhet me një frymë, pa meditime e rishikime të cilat e “normalizojnë” ritmin e fjalëve. Më ndodhte që kur shkëputesha nga përmbajtja, më tingullonte “Vallja infernale e mbretit Kashej” nga “Zogu i zjarrtë”.Poai ritëm i shqetësuar e i vetmuar, plot alarm, që befas mehej mu në kulm të vet!

Vijoja të lexoja. Ngadalë – kështu e kishtekën e vet ligjërimi i “Kurbanit”. Ritmi vrundullak në vesh dhe mbushafryma në parzm ishin po ato, poaty. Kërkoja për fjali, nga ato me kryefjalë, kallëzues, kundrina e pjesë plotësuese, nga ato që na kanë mësuar të gjithëve nëpër shkolla, nga ato që rrahin pesë a gjashtë herë në vesh, ja e shumta shtatë, dhe mandej prajnë me pikë. Nga ato me të cilat na kanë ushtruar qysh s’vogli të shprehim mendimet. Gjeja pak sosh, shumë pak. Thjesht sa për ndonjë ftillim. Pokjo, një libër pa fjali! Or’ ku janë fjalitë? Sa herë vinin, ashtu rrallë e tek më dukeshin si sope ku pushoja. Mes tyre qenë periudhat. Të gjata shumë të gjata, pa rendin e zakontë sintaksor, e madje pa asfare rend, por që rendnin thuajse të paprera nga presje duke më marrë me vete osh, saku isha bërë gati të thërrisja “pikëëë, pikë pra pikëëëë! Pikë se na more frymën!”. Uh, ja dhe pika. Pastaj prapë niste një tjetër periudhë e gjatë, me trok, pa rend, me ngarend, pa presje, me pikën larg. Ja një si kjo, fjala vjen: “Ika duke i hapur rrugën turmës që mësyu furishëm në bllok derën e shkollës për të hyrë brenda, i befasuar keq nga gjithë sa pashë në ato njëzet minuta çorodie marramendëse dhe nuk e di se kush tjetër përveç ushqimit të keq plot helm, të sjelljes e komunikimit politik në hapësirën e madhe që politika zë ditë e natë nëpër ekrane a ndër biseda prindërish të thithur e çoroditur prej barbarizmit të saj, mund të konsiderohet shkaku kryesor i një gjendjeje kaq dëshpëruese për individin e bashkëjetesën qytetare në këtë vend që nga oborret e klasave e shkollave e deri në universitete e komunitete banimi.

Kjo nuk është fjalia. Nuk shprehen mendimet me këtë. Këtu, Autoriteti – politik akademik apo opinionist, apor gjithë këta sëbashku trupëzuar në një – do tundte gishtin i ngrysur si tek Muri i Pink Floyd: “Ku e ka kryefjalën, po kallëzuesin ku e ka, pa hë cilat janë pjesët e saj, ja ato që ju kemi mësuar qysh së vogli, pjesa kryesore, pjesët e varura, të ndërvarura, të bashkërenditura, të nënreditura gjithë sipas një rendi?! Nuk bëhen kështu këto punë! Nuk shkruhet kështu, sikundër dhe politika nuk bëhet kështu! (Aaa!) Sepse ju kemi mësuar, madje kemi ngulmuar, që t’i shprehni mendimet me rend. Posi, me rend të përmbajtur e që i përmbahet skemave klasike 1+1+1’+2… Ja kështu shprehen mendimet që i marrin vesh të gjithë, njësoj si të gjithë…”. Mendimet? Bukuri, po ndjesitë, si shprehen ndjesitë? Si shprehet shpresa bashkë me rënien e ringritjen e bashkë me paepjen e me vetëdijen se është tërmò e gjatë kjo punë që nuk është as punë as shend e as hall, po është mision prej një pasioni që sjell pas po aq punë shend e halle, e mbetet pasion, pra një lakore ndjesish! Si thuhet gjuhësisht NDJESI? A thuhet kështu: “Afrimi i ditës së botimit të gjithë sa të kam thënë e mbetet ende të të them më kujton orën kur piktura zhvishet para syve të tjerë pasi është veshur prej syve të tu të vetëm me tërë sa ke mundur t’i japësh nga vetja dhe pasiguria nis e të cek shpirtin, ndjenja e lakuriqësisë së dobësisë tënde të mundshme fillon e të prek mendjen, e panjohura e gjykimit të tjetrit të shtrin valë-valë ngurrimin e brendshëm dhe konteksti i jetës sime në arenë e bën, nën ndikimin e zhurmës së atyre hapave, ora orës më të palexueshme për mua hapësirën e ndërmjetme që ky libër do të duhej të gjente në këndvështrimin e lexuesit që më njeh si politikan, si kryetarin e opozitës, si njeriun që nesër mund të jetë kryeministër i Shqipërisë, e nuk e di sa të mundur e ka të më lexojë i patrazuar kështu si jam para teje, pa kostumin tradicional të komunikimit politik, jashtë skenës ku ekspozohet qenia politike, përtej kuadratit të marrëdhënies së normuar mes publikut e politikanit” – a transkriptohet gjuhësisht kështu ndjesia, me gjithë paradigmën e përshfaqjeve të veta?

Nëse po, atëherë ky libër është tej-e-tej plot me “transkripte” të tilla, madje ky libër është thuajse vetëm i tillë; E në qoftë kështu si unë them, atëherë “Kurbani” u është blatuar ndjesive, me sa ka njerëzore në to – shende, mirakandje, mësime pësime, hove e trishtime, buzagaze e maraze e gjithë tallazet e viteve të jetuara në front, me të keqen në thep-shqekëz. Dhe kjo nuk më duket të jetë një zgjedhje gjuhësore-narrative e shkronjësit. Zgjedhja e tij është ta lejojë veten të bëhet Fjalë, madje shkulmë fjalësh. Cdo lejim – një shkulmë, e madje herë-herë edhe pa lejë, se janë mëfortndjesi, jo thjesht mendime. Ja pse leximi shkaktoka atë shkapetje vrundujsh në vesh e atë mbushafrymë në parzm, e lexuesi cek një hop mbi sopet-fjali, për t’u tërheqë në rrethojkat e periudhave-ndjesi, në empati të plotë me rrëfyesin, me dashje të rrëfyesit. Besoj tash e rroka çfarë të pazakonte të formëskishkapur përvoja gjuhësore kur kisha kaptuar pesëdhjetë faqet e para të “Kurbanit”.

Librin e kam sosë tashmë. Kam sosë edhe bisedën me veten për të. Saussure thotë se forma dhe përmbajtja janë si recto dhe verso e një flete, çdo cilësi e njërës përcakton edhe tjetrën. Ndaj nuk gjykoj se përmbajtja e “Kurbanit” është thjesht e vetëm fabula e tij, ajo ku rrëfehet çka ndodhi e ndodh tej siparit bojëdalë e të çapërçikur të këtij tranzicioni zoritës. Vetvetja që shkronjësi ja dorëzoi formës ashtu pa asfare qëndresë, riplazmohet sërish në përmbajtje duke marrë me vete edhe çdo përjetim të kujt e lexoi, ngaqë, sikundër vëren Barthes, çdo lexues nuk është thjesht një konsumator teksti poedhe një rishkrues i tij. Kësisoj, në këtë risendërtim, përmbajtja do të përfshijë, përveç njeriut- Edi Rama edhe çdo vetvete tjetër shqiptare që deshi ta hasë “njeriun” në rrëfimet e politikanit. Madje në këtë proces të shumë-e-shumëfishtë rishkrimi, ka me qenë shpejt e pamundur të ndahen ndjesitë e shkruesit nga ato të rishkruesve të tij, duke i dhënë “Kurbanit” të Perceptuar (atij bis), gjithë dhantitë e një përbashkimi.

“Shekulli”

KOMENTE
  • valare13:12 - 19 Nëntor 2011
    Kurbani i 2013 do jete me i bukur.