English

Mediu në Izrael, marrëveshje për ujërat dhe menaxhimin e mbetjeve

Izrael, 19 nëntor 2011, NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga deputetë të Parlamentit Shqiptarë, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Ministrie, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Mjedisit të Shtetit të Izraelit, Gilad Erdan, morri pjesë në konferencën ndërkombëtare me fokus mbi ujin, energjinë e qëndrueshme dhe teknologjitë mjedisore “WATEC Israel 2011”, e cila u zhvillua në datat 15 – 17 Nëntor 2011, në Tel Aviv të Izraelit.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës edhe Ministrat e Mjedisit të 60 vende të ndryshme të botës. Gjatë takimit me Ministrin e Mbrojtjes se Mjedisit të Shtetit të Izraelit, Gilad Erdan, ku u diskutua mbi situatën mjedisore të dy vendeve, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit.

Në këtë kuadër ministrat nënshkruan edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të ujërave dhe menaxhimit të mbetjeve. Po ashtu, gjatë kësaj vizite ministri Mediu u takua edhe me dy ministra të tjerë, Ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Punës të Shtetit të Izraelit, Shalom Simhon, si dhe Ministrin e Infrastrukturës Kombëtare të Shtetit, Uzi Landau. D

uke pare eksperiencën e madhe që Izraeli ka në teknologjinë e trajtimit të ujërave, ministri Mediu u takua edhe me përfaqësues të Kompanisë Kombëtare të Ujit “Mekorot”, të cilët ofruan asistencën e drejtpërdrejtë për MMPAU, për menaxhimin e integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri. Gjate këtyre takimeve, ministri Mediu theksoi se asistenca, në të gjitha format, nga ana e shtetit të Izraelit, me një eksperience të jashtëzakonshme në trajtimin e ujerave, por edhe në sigurimin e tij, duke qenë një vend i thatë në pjesën më të madhe të tij, është e mirepritur dhe se MMPAU do të ishte mirënjohëse nëse një ndihmë e tillë, do të vinte edhe në fushën e menaxhimit të integruar të ujërave.

a.k/NOA

KOMENTE