Viti, 19 nëntor 2011, NOA- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh sot se zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe e ardhmja për to duhet të bazohet në marrëveshjen me Thaçin e Pacollin, për kalimin e krizës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Në kuvendin e punës së LDK-së në Viti, Mustafa u shpreh se, “Agjenda për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mbetet sipas marrëveshjes , dhe në vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje presidenciale kurse në vitin 2013 zgjedhje parlamentare”.
Sipas tij, në Kosovë qeverisja është e papërgjegjshme e cila përveç parullave, nuk ka bërë asgjë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Ai ka theksuar se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon shembulli i buxhetit, kur janë paraqitur 30 shkolla që janë vetëm në themele dhe ku tregohet se ata janë filluar vetëm për efekte politike.
a.y/NOA