English

Pa leje, 12 të huaj dëbohen nga Shqipëria

Durrës, 18 nëntor 2011, NOA - Policia kufitare dhe Migracioni ka vendosur dëbimin nga Shqipëria të 12 shtetasve të huaj, të cilët nuk kanë zbatuar ligjet shqiptare.

Siç informon agjencia e lajmeve Noa.al, gjatë aksionit janë kapur 12 shtetas të huaj, përkatësisht 9 maqedonas dhe 3 serbë, të moshës nga 18 deri në 45 vjeç, të cilët ushtronin aktivitete tregtare ambulante në zonat bregdetare.

1-P.I., 26 vjeç, me shtetësi maqedonase

2-S.I., 26 vjeç, me shtetësi serbe

3-D.I., 18 vjeç, me shtetësi serbe

4-E.D., 24 vjeçe, me shtetësi serbe

5-A.A., 43 vjeç, me shtetësi maqedonase

6-E.A., 25 vjeç, me shtetësi maqedonase

7-F.A., 40 vjeçe, me shtetësi maqedonase

8-B.A., 22 vjeç, me shtetësi maqedonase

9-S.A.,22 vjeç, me shtetësi maqedonase

10-R.A., 34 vjeç, me shtetësi maqedonase

11-R.A., 32 vjeçe, me shtetësi maqedonase

12-M.B., 24 vjeçe, me shtetësi maqedonase

Nga verifikimi i kryer rezultoi se këta shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me kushtet ligjore të përcaktuara për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në këto kushte, bazuar ne Nenin 6 dhe 70 te Ligjit “Për të huajt” qëndrimi i tyre në territorin shqiptar konsiderohet i parregullt dhe ndaj tyre, u përpiluan Urdhra Largimi. Në rast të moszbatimit vullnetar të këtyre urdhrave, largimi i tyre do të kryhet në mënyrë të detyrueshme.

NOA

KOMENTE