Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 19 nëntor 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Arrestimet, zbardhen përgjimet e policisë”, i cili flet për bisedat e të arrestuarve në drejtorinë e Metrologjisë. Disa tituj të tjerë janë; “Gjebrea: Si e solla Gymush sot në Tiranë, do të jetë partnerja ime të Kënga Magjike”, “Lubonja: Kadare dhe Rama, kujtimet si operacion plastik”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Rrëfimi i Ramës: E vërteta ime për 21” janarin. Disa tituj të tjerë janë; “6 telefonatat që çuan në qeli 6 zyrtarët”, “Në shtëpinë e Ahmetit, burrit me dy gra”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Afrimi PS-LSI, të majtët ndezin sherrin”, i cili flet për qëndrimet në PS në lidhje me koalicionin. Disa tituj të tjerë janë; “Qarku i Fieri, dhjetëra policë e militantë në selinë e trazuar”, “Stringa: Aleanca me LSI e ka dëmtuar PD”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Letra e Edi Ramës: Zgjedhjet, angazhohuni për fitoren e PS”, i cili flet për një letër që kreu i PS-së u ka dërguar të zgjedhurve të rinj të Asamblesë. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Fejohet Noçja e BB, Vesa Luma ndahet nga i dashuri”, “Themelohet Aleanca e Grave dhe Vajzave Kuq e Zi”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Zbardhet pazari Topalli-Ruçi për Bankën e Shqipërisë”, Disa tituj të tjerë; “Përgjimet tek Metrologjia: Sill 600 mijë të marrësh kartonin në dorë”, “Braçe kundër Ramës: Nuk vendos ti mundësinë e dytë për Metën”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA