English

Policët e rremë grabisin qytetarët

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona të cilët vepronin si policë të rremë për të grabitur qytetarët ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në sajë të operacionit të koduar “Policët e rremë” dhe një hetimi dy javor, mbrëmjen e djeshme ranë në pranga Erland Markola, 23 vjeç, Enea Kajaçi, 22 vjeç të dy banues në Tiranë.

Krahas tyre uniformat blu bënë shpalljen në kërkim të Fatmir Ramadan Gjoçit, banues në Tiranë, i cili ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga Fatmir Gjoçi në Alban Ila.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se tre të rinjtë në bashkëpunim me njeri tjetrin, duke u shtirur si punonjës policie, kanë vjedhur me dhunë në muajin Korrik 2011, shtetasin kosovar me inicialet B.M.

Por krahas shtetasit kosovar, tre djemtë kanë vjedhur me dhunë edhe tre persona të tjerë dhe konkretisht më datë 3 nëntor, kanë vjedhur me dhunë në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasin S. Elezi, më datë 10 nëntor kanë vjedhur me dhunë në rrugën “Konferenca e Pezës”, shtetasin S. Bezhani dhe po në këtë datë kanë vjedhur me dhunë shtetasin K. Bendaj, në rrugën “Irfan Tomini” në qytetin e Tiranës.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale të arrestuarve iu sekuestruan 4 celularë dhe disa sende të tjera qe u përkisnin personave të demtuar.

Lidhur me këtë rast Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE