English

Policia flet për vrasësin e Agnesa Thomait

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Policia e Tiranës ka arrestuar mesditën e sotme autorin e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçares Agnesa Thomai, ngjarje e ndodhur më datë 21 tetor në qytetin e Elbasanit.

një deklaratë zyrtare për këtë rast policia e kryeqytetit shprehet se kanë qenë efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti i Fundit”, ata që kanë vënë nën pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 23 vjeçares Agnesa Thomai.

Siç raporton agjencia Noa.al, autori i kësaj vrasje i cili është Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, 23 vjeçaren Agnesa Thomai, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit.

Theksohet se autori i dyshuar me precedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, në ambientet e një banese të marrë me qera prej tij.

Pas marrjes së informacionit mbi vendndodhjen e tij, u morën masat e nevojshme dhe u bë ndërhyrja, duke finalizuar me prangosjen e tij. Ndërkohë më herët Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg” për 28 vjeçarin Dedja.

a.y/NOA

KOMENTE