Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama tha se partia duhet të organizohet për të fituar.
“Votat ne i kemi por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona”, mësohet të jetë shprehur Rama para anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare.
Siç informon agjencia e lajmeve Noa.al, kreu i selisë rozë, Edi Rama ka thirrur në një takim të veçantë gjithë emrat e rinj që u bënë pjesë e forumit të larë të selisë rozë në zgjedhjet e kongresit të 5 nëntorit.
Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërkohë që një ditë më parë, Rama u ka dërguar një letër gjithë anëtarëve të Asamblesë, ku u kërkonte që të kontribuonin për fitoren e selisë rozë.
a.y/NOA