English

Sekuestrohen 200 steka cigaresh kontrabandë

Kakavijë, (Gjirokastër) 19 nëntor 2011, NOA – Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme cigaresh në një autobus të linjës Sarandë-Athinë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se janë kapur rreth 200 steka cigaresh kontrabandë.

Mësohet se cigaret ishin në pronësi të drejtuesit të autobusit të linjës Sarandë-Athinë. Policia ka sekuestruar mallin dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Ndërkohë që po hetohet për dërguesin e mjetit.

a.k/NOA

KOMENTE