Uashington, 19 nëntor, 2011, NOA - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Irani është duke u ballafaquar me një shkallë të paprecedentë të izolimit të shkaktuar nga bashkimi i forcave më të mëdha si kundërshtuese për krijimin e një arme bërthamore nga Teherani.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Tom Donillën, u tha gazetarëve se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një qëllim të përbashkët e që është parandalimi i krijimit të një arme bërthamore nga Irani.
Presidenti amerikan, Barak Obama, diskutoi me liderët rusë dhe kinezë mbi ambiciet e Iranit për krijimin e armëve bërthamore gjatë samitit në Havaj.
Ndërkohë, Donillën komentet e tij i bëri në ditën e fundit të turneut nëntë- ditor të Obamas në Azi.
a.k/NOA/RFE