English

SHBA: Nxisim krerët e politikës të punojnë bashkë

Tiranë, 18 Nëntor 2011 NOA – Krerët e politikës shqiptare po bëjnë mirë që po hedhin hapa konsensusi mes tyre pas kaq kohësh krize politike, ndaj nxiten që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv.

Sugjerimi vjen nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila përmes një qëndrimi zyrtar të sotëm, tha se mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE.

“Mirëpresim veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar”, - thuhet në qëndrimin e ambasadës amerikane.

Kurse në fund theksohet: “Nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv”.

e.t/NOA

KOMENTE