English

Trojka e BE, në Athinë për këstin e gjashtë të ndihmave

Athinë, 19 nëntor 2011, NOA - Ecuria e programit grek të shëndoshjes financiare riktheu në Athinë krerët e trojkës, të cilët u takuan mbrëmë për herë të parë edhe me kryeministrin e ri grek Llukas Papadhimos.

Në qendër të bisedimeve është lëvrimi i këstit të 6-të të ndihmës prej 8 miliardë eurosh, por edhe përgatitja e marrëveshjes së re të kreditimit prej 130 miliardë eurosh si edhe “qethjes” së borxhit, që me gjithë pengesat po shënon progres. “Të gjithë e kuptojnë se angazhimet përsëriten dhe shtohen” , deklaroi ministri i Financave, Evangjellos Venizellos, i cili foli për “seriozitet dhe vijimësi institucionale” në zbatimin e tyre nga qeveria aktuale dhe ajo që do të pasojë.

Vetë kryeministri në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, që ç'tensionoi klimën politike dhe ofroi aspirata, u kërkoi ministrave “sinqeritet” dhe t'i japin fund “katastrofologjisë”. Krerët e trojkës takohen sot dhe me tre krerët partiakë të qeverisë së bashkëpunimit, Papandreu, Samaras dhe Karaxhaferis.

a.k.NOA/DV

KOMENTE