Libi, 20 nëntor 2011, NOA - Udhëheqja e re në Libi nuk do t'ja dorëzojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale djalin e arrestuar të ish dikatorit Gaddafi, Saif al-Islam, por do ta bëjë vetë procesin gjyqësor kundër tij.
Kryeministri Abdulrahim Al-Kib tha se Saif do të marrë një gjykim të drejtë. Gjykata e Lartë Penale në Hagë gjatë kryengritjes kundër regjimit të Gaddafit kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Saifit dhe babait të tij Muammara al -Gaddafi, për shkak të krimeve kundër njerëzimit.
Në rast të një gjykimi në Libi, Saif mund të rrezikojë dhe dënimin me vdekje.
Saif al-Islam, djali më i njohur i Gaddafit u arrestua në jug të Libisë. Me sa duket ai donte të largohej për në Nigeri. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kërkuan nga Tripoli që 39 vjeçarin ta dorëzonin në Hagë.
a.kNOA/DV