Dubrovnik, 20 nëntor 2011, NOA – Autoriteti portal i Durrësit është sinjalizuar sot nga autoritetet portuale kroate për gjetjen e 2 kufomave në ujrat detare në afërsi të Dubrovnikut. Nga hetimet paraprake dyshohet se kufomat i përkasin ekuipazhit të anijes turke ‘Reina 1’. Drejtuesit e të cilit thone se është njoftuar dhe ambasadori turk në Shqipëri. Ky i fundit ka udhëtuar sot drejt Kroacisë për të bërë të mundur identifikimin e trupave. Dy trupat mendohet t’i përkasin ekuipazhit të anijes turkeAnija ‘Reina 1’, e cila mëngjesin e 20 tetorit u fundos 10 milje nga bregu i detit, pasi u përplas me tragetin me pasagjerë ‘Ankara’, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Barit. Si pasojë, 2 pjesëtarë të ekuipazhi shpëtuan, ndërkohë që 8 persona pas kërkimeve intensive rezultojnë të zhdukur edhe sot.
a.q/NOA