English

KE, propozime për migrantët legalë

Bruksel, 20 nëntor 2011, NOA - Flukset e fundit të emigracionit nga Afrika e veriut në Bashkimin Evropian ishin shumë më pak se sa ishte pritur. Megjithatë ekziston një frikë e përhapur në BE për rrrezikun e ardhjes së miliona refugjatëve që kërkojnë fatin e tyre në Evropë. Dhe sidomos duke pasur parasysh problemet aktuale ekonomike, shumë evropianë pyesin veten nëse do të kishte kuptim një emigracion në përgjithësi. Komisarja për Punë të Brendshme në BE, Cecilia Malmström ka një përgjigje të qartë: Një rezistencë e pastër nuk mund të jetë zgjidhje, pikërisht nga interesat e veta evropiane:

"Pavarësisht nga papunësia e lartë sot në BE, ne do të duhet në një të ardhme të afërt për shkak të zhvillimeve demografike të kemi nevojë për më tepër migrim të fuqisë punëtore. Nevojat do të ndryshojnë në varësi të vendit në BE për vendin e BE-së dhe vendimi është në dorë të shteteve anëtare. Ne si Komision përpiqemi që të lehtësojëm procesin për të promovuar lëvizjen që emigracioni të bëhet sa të jetë e mundur i dobishëm", tha ajo.

Komisoni synon para së gjithash për këtë të lidhet me vendet e Afrikës veriore të ashtuquajtura patneritete të lëvizshme. Me Tunizinë dhe Marokun ato janë duke u përgatitur, Egjipti dhe Libia pasojnë më pas. Këtu janë të përfshira të dyja aspektet: Migracioni vullnetar do të lehtësohet dhe do të evitohen të padëshiruarit.

Propozimet e komisares Malmström janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Komisionit për të lidhur ngushtë politikën e migracionit me politikën e zhvillimit dhe poltikën e jashtme. Synimi është që të shmanget migrimi i pakontrolluar, duke përmirësuar kushtet e jetesës në vendet e origjinës dhe njëkohësisht për të drejtuar si duhet migrimin vullnetar.

a.q/NOA/DW

KOMENTE
  • Marjan Malaj13:06 - 20 Nëntor 2011
    a po ke frige se nuk jane puntore afrikanet,,hajduta te pamoral,te degjenerume....