English

Kinë, shpërthen impianti kimik

Shandong, 19 nëntor 2011, NOA- Një impiant kimik ka shpërthyer në Lindje të Kinës duke provokuar vdekjen e të paktën 14 personave.

Ky lajm bëhet i ditur nga autoritetet e provincës së Shandong, ndërsa nuk sqarohen arsyet e shpërthimit dhe as identitetet e viktimave.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca zjarrfikëse si dhe punonjës të policisë.

a.y/NOA

KOMENTE