English

Krim brenda familjes dhe në Tiranë, burri vret gruan

Tiranë, 19 Nëntor 2011 NOA – Pas vrasjes në Berat, një tjetër krim i ngjashëm ndodhi sotTiranë, ku një burrë i ka marrë jetën gruas së tij me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull të rrethit të Tiranës dhe viktima është Ariana Xhaferraj.

Autor i dyshuar i krimit është bashkëshorti i të ndjerës, Arif Serjanaj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Viktima është plagosur nga goditjet me thikë dhe pak orë më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia tha se i dyshuari rreth 50 - vjeçar, disa orë pas krimit brenda familjes është dorëzuar në Komisariatin nr 5 të kryeqytetit dhe ka pranuar të jetë ai vrasësi i të shoqes.

Dyshimet e para flasin për një vrasje të kryer në kushtet e xhelozisë të burrit ndaj të shoqes rreth 40 vjeçare.

e.t/NOA

KOMENTE