Londër, 20 nëntor 2011, NOA - Pippa Middleton del hapur kundër paparacëve: "Më ndjekin si Dianën", u ka thënë miqve të saj motra e bashkëshortes së princit William. Motra e vogël e Kate ështe marrë në shënjestër veçanërisht pas ndarjes me të dashurin e saj Loudon Alex. Dhe stafi i Familjes Mbretërore tani është veçanërisht i shqetësuar për sigurinë e vajzës, e ndjekur rregullisht nga fotografët me makina dhe motoçikleta. "Pippa është më e fotografuar se Kate", ka thënë një pjesëtar i stafit, - edhe sepse gruaja e princit William gëzon mbrojtjen e truprojave të Pallatit pas dasmës së tyre prillin e kaluar. "Tani situata është jashtë kontrollit. "E presin jashtë shtëpisë dhe e ndjekin atë e kudo që ajo shkon," tha një mik, citojnë tabloidët britanikë. a.q/NOA