English

"Kurban", Edi Rama: Mos dëgjoni ata që flasin keq për mua

Durrës, 19 nëntor 2011, NOA – Pas suksesit, që pati në Panairin e 14-të të librit, ku lexuesit prisnin në radhë të gjata për të marrë librin e posadalë në treg të kryetarit të opozitës, Edi Rama, e promovoi romanin e parë, “Kurban”, edhe në qytetin e Durrësit, vendlindja e të atit.

“Libri duhet të flasë vetë për vetveten. Do ta lexojnë drejtpërdrejt vetë atë, që është shkruar. Nuk do të krijojnë opinionin e tyre duke dëgjuar ata që flasin për librin, jo gjithmonë duke u nisur nga libri, por duke u nisur nga autori. Dhe për shkak të marrëdhënieve me autorin përcaktojnë edhe qëndrimin ndaj librit”, u tha zoti Rama qytetarëve të Durrësit, që vinin tek ai për të marrë një autograf me një dedikim mbi librin e sapoblerë.

Mesazhi i kryesocialistit për lexuesit e tij durrasakë ishte ky: “Dua, që kur të keni mbaruar rrugëtimin në libër të mos jeni mërzitur”.

Në ditët e ardhshme, kreu i opozitës Edi Rama do të shëtisë edhe nëpër qytetet e tjera të vendit, për të prezantuar librin e tij “Kurban”.

mit/NOA

Në foto: Edi Rama duke dhënë autografe në Panairin e Librit.

KOMENTE