English

Libi, i biri i Gheddafit rrezikon dënim me vdekje

Tripoli, 19 nëntor 2011, NOA – I biri i kolonelit libian Muammar Gheddafi, Saif al-Islam Gheddafi, i kapur sot në afërsi të Obarit në jug të Libisë, do të gjykohet për krime të rënda ndaj qytetarëve libianë, që parashikojnë dënimin me vdekje, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Këtë lajm e bëri publik vetë ministri libian i Drejtësisë Mohammed al-Alagy.

Alagy saktësoi në një konferencë për shtyp se “Saif al-Islam ka shtyrë të tjerët të vrasin, ka abuzuar me fondet publike, ka kërcënuar dhe rekrutuar mercenarë”, duke theksuar se për këto vepra ai rrezikon dënimin me vdekje”.

Ndërkohë, kryeministri libian Abdel Rahim al-Kib garantoi se do t’i nënshtrohet një procesi gjykimi të drejtë.

Menjëherë pas kapjes së Saif al-Islam, Moska zyrtare reagoi duke përshëndetur faktin se i biri i Gheddafit i shpëtoi një drejtësie të tillë me ekzekutim, sikundër pati fatin e keq i ati.

mit/NOA

KOMENTE