English

Një shekull pas mbytjes, vizitorë tek “Titanik”

Londër, 20 nëntor 2011, NOA – Më pak se 100 vjet nga mbytja, anija legjendare “Titanik” do të ketë vizitorë të shumtë.

Richard Branson ka vendosur që të çojë, të fejuarën e nipit të tij, Kate Winslet në thellësitë e oqeanit, ku prej afro 100 vjetësh qëndron e zhytur relikja e anijes fatkeqe.

Miliarderi konfirmoi për mediat, se ka në plan të bashkojë shumë turistë VIP, të cilët do të paguajnë 38 mijë sterlina secili, për t’u zhytur në Oqeanin Atlantik dhe për të vizituar rrënojat e “Titanik”.

Filmi “Titanik” ka fituar 11 çmime Oskar dhe ka mbledhur rreth 1 miliard sterlina nga kinematë. Bëhen fjalë për historinë e anijes gjigande, e cila u mbyt në 15 prill 1912 në brigjet e “Tokës së re” e ku humbën jetën 1 517 pasagjerë.

a.q/NOA

KOMENTE