SHBA, 20 nëntor 2011, NOA – Gjenerata e re e familjes mbretërore angleze duket se ka hequr dorë nga markat e automobilave serioze. Tashmë Princit Harry i pëlqen më tepër të udhëtojë me motor Harley Devitson, dike imituar shpirtrat e lirë dhe njerëzit që nuk e vrasin mendjen për paragjykimet.
Gjatë kohës që ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në një trajnim ushtarak për luftë ajrore, princi Harry është fotografuar duke bërë xhiro me motorin e tij Harly nëpër rrugët e Los Angelosit.
Por pavarësisht pamjes, nuk kanë munguar dhe kritika e mediat konservatore, që e cilësojnë princin, si njeri me pamjen e një mashkulli “macho”.
a.k/NOA